Kryetrajneri i Napolit, Antonio Conte, donte që klubi të eksploronte mundësitë e blerjes së qendërmbrojtësit të Tottenhamit – Radu Dragusin, raportoi Rai.
Spurs nënshkroi mbrojtësin rumun nga Genoa në janar për një tarifë prej 25 milionë euro. Megjithatë, Dragusin nuk mundi të bëhej kurrë pjesë e figurave kryesore të Tottenhamit, pasi që nga ardhja e tij në Londrën Veriore ka bërë vetëm 15 paraqitje.
Në sezonin aktual, futbollisti 22-vjeçar regjistroi vetëm 6 ndeshje në të cilat luajti gjithsej 376 minuta. Reprezentuesi rumun ishte titullar për Tottenhamin vetëm në dy ndeshjet për Kupën e Ligës.
Napoli do të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të Dragusin në huazim deri në fund të sezonit me një opsion blerjeje prej rreth 20 milionë euro.GazetaBlic Sport…/