Sot rreth orës 07:00, Policia e Kosovës ka marrë informatë për një plagosje me armë zjarri, që ka ndodhur në lagjen “Kodra e trimave”, në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, ka konfirmuar për IndeksOnlinen se pas marrjes së informatës, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas Ahmetit, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar plotësisht rastin dhe për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.