Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-RUAJE ZEMREN NGA FERRI

Kumrie Avdyl Shala-RUAJE ZEMREN NGA FERRI

Pse çdoherë po kemi zënka,
fjalë të kota e t’pabëma,
e sa herë që kundershtohemi
athua vallë ende s’ponjihemi.


Më hatërmadhe e dilema,
po fjalosemi si dy dema,
Në tjetër anë dashni sjellë era…
Po më don e po të dua jemi ngjitë si mishi me thua.
N’ëndërr emrin ta përsërisë, me fotografinë tënde
i mbyll sytë.


Ah, një frikë kam për mbrenda qe askujt dot s’ia tregoj,
Nëse do të humbas ty,
nuk kam forcë ta përballoj,
se kjo zemra e plagosur,
n’derë të ferrit do përfundoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT