Sonte prapë të takova ty,
E ti më shikove drejt në sy,
S’mund të përmbahesha pa të shikuar,
Se zemra ime ende është duke të dashuruar.
I dashuron kjo zëmër ata sytë e tu,
Se sa shumë në shpirt më kanë lënduar,
Më mungojnë sonte fjalët e tua,
Se edhe në qoftë se më thua se unë s’të dua,
Shumë kam dëshirë këtë fjalë me e dëgjuar.
Ishim në një vend e shikoheshim nga largësia,
Por që të dyve na mungonte dashuria,
Unë e shpreha dashurinë që e ndjeja për ty,
Por ti s’deshe të më dëgjosh, e të më shikosh në sy.
S’ka nevojë të flas, por shikomë në sy,
Do ta marrësh të vërtetën se ç’ndiej për ty,
Sytë më mbushën lot kur unë të shikoja,
Kur me tjetrin të shoh, veten e fajësoj.
Qysh paskam gabuar që unë ty të dua,
Qysh u bëra lodër që ti të luash me mua,
Por kurrë më s’do lejoj, që të jem lodër e askujt,
Për asnjë dashuri në botë më s’do të vuaj.
Do të them lamtumirë sonte në këtë botë,
Se sytë e tu do t’i harroj sot,
Do t’i harroj sot ata sytë e tu,
Po harromë edhe ti mua
Që në këtë botë kam ekzistua