Malit tim.
—————
Strakavec o mbretëri misterioze,
në kulmet e tua shfaqet bukuria,
eci përmbi ty, botën mbaj në duar
aty morën rrugë dhe ëndrrat e mia.
N’krah të Çajupit në krah të Golikut,
si një valle burrash të lidhur përjetë,
ashtu ballë lart me gjoksin zbërthyer,
herë flet me zotin, herë shpërndan retë.
Ti di mirë vragat* e shkembit të sertë,
ndaj s’do të vi kurrë si vjen mystafiri,
po dhe në Jemen po të syrgjynosem,
do ta ndjej profumin kur të çeli bliri.
Aty fshihet hëna, mbrapa shuhet dielli,
përmbi ty qëndrojnë yjet e prushëruar
sapo vjen pranvera nis e zbras ortekë,
ndaj qëndron kaq rëndë o mal i bekuar.
*vragat – rrugë të ngushta, ku kalojnë dhitë.
……………………………………………………………………………………
Ndoshta dhe ti.
———————–
Dikur mes henës bashkë u gjendëm,
asaj rrugice kur vije drejt meje të pa,
priti sa gjethet e vjeshtës na mbuluan,
pastaj iku ashtu menduar, vendin ty ta la.
Të dy përballë si dy trungje që digjen,
tasin me verë të kuqe në dorë e mbaje ti,
pinim pa reshtur dhe skishim te ngopur,
ajo natë pse u gdhi aq shpejt pse u gdhi!?
Erdhi kjo vjeshtë të më zgjojë kujtime,
erdhi kjo stinë që të dyve na turbullon,
në kupa vere e dashur nis të shuaj mallin,
ndoshta dhe ti…apo henën në dritare shikon!?
………………………………………………………………….