Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritIrma Kurti-NË GJUHËN AMTARE

Irma Kurti-NË GJUHËN AMTARE

Kur mbrëmja ulet mbi degë pemësh
dhe lodhja në trupin tim hedh rrënjë,
më ndodh aq shpesh në gjuhën time
të shqiptoj padashur një frazë të tërë.

Kur natën endem në botën e ëndrrave
e ankthi më merr frymën e më mbyt,
nuk kërkoj ndihmë në gjuhë të huaj,
më nxjerr “nga rreziku” një fjalë shqip.

Në ato çaste nuk mundem ta kuptoj,
ajo ç’kam thënë është në gjuhën time,
se aq natyrshëm nga shpirti më buron
siç rrjedh e qetë rrëkeja mes shkëmbinjve.

Marrë nga libri “Nën bluzën time”, botuar nga Dudaj, 2013

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT