Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-SHQIPËRI NË KATËR POLE

Valbona Ahmeti-SHQIPËRI NË KATËR POLE

lundërtar i humbur
shpirtin e kam
si grumbull shkarpash ndezur
lotët më rrjedhin mbi qepallë
e djegin zjarr
për ty atdhe!
velat e shpirtit trazohen
nga shtrëngatë e nostalgjisë
krahët të të përqfoj me mallohen
o bukuri e Shipërisë


kur më kaplon malli
t’ia shpalos mëvetësisë ballin
e kthej kujtimin në Krujë, në Vlorë
e në Prekazin legjendar


kur kam nevojë për oksigjen në këtë univers
të shtrëngoj fortë, të mbaj lartë dhe brohoris:
-jam kuq e zi!
kur të mbaj në gji, e shijoj aromën atdhe
me grimca të rrezës së diellit e shkruaj: të kam fole
ma merr lotin të ngjyer në mallëngjim
e kthen në melodi buzëqeshjeje dhe bekim


ti, flamur me shkabë fluturon mbi det
me erën dhe retë
vjen më thërret me ngjyrën flakë
dridh tela zemre në çdo kontinet
vjen krahëhapur, me aromën e Jonit
mbledh zogjtë e tu anembanë globit
tingulli i hymnit tënd kalon dete dhe oqeane
ti na bënë të ndihemi Shqipëri në katër pole

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT