Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-HEROI I LUGINËS SË REÇAKUT( Dëshmorit Nazim Kokollari- Budakova )

Rizah Reshani-HEROI I LUGINËS SË REÇAKUT( Dëshmorit Nazim Kokollari- Budakova )

Pranvera s’ po vinte, s’po çelte behari
Loket shamizeza digjeshin në robëri
Nga Gjermania erdhi Nazim Kokollari
Oborrin ta herrte në luftë me Lubi.


Në Reçak, nê Rancê, Jezerc e Petrovë
Në këmbë vertikalisht ngritur Fortesa
Nazim Budakova luftonte si Shqiponjë
Gjokset si vullkan kish hapur Qëndresa!


Asnjëherë në beteja s’ u theve
Në male, brigje, nē humnera
Rreze drite iu bëre reve
Në Arbëri të vinte përgjithmonë Pranvera.


Në istikame e shkruajte Alfabetin e lavdive
Që martirët të pushonin në tokën nënë
Edhe vetë në qell u ngrite, Yll i bukurive
Hero u bëre në më të bukurën Kēngë.


Përqafime diellore u mbush pastaj Lugina
Guxmi dardan e mundi terrin
Pushuan motet me zjarr e vetëtima
Nazim trimi zbriti në Parajsë, e mundi ferrin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT