Zambak të bardhë rriten, në parmak të dritares,
Si ata dhe ti, vashëza ime, rritesh
më bëhesh mall, dhembin rrahjet e zemrës,
ti si një flutur luginës së shpirtit më vidhesh.
Do të këpus o zambak mbushur plot me erë,
në parvaz të shpirtit aty do të mbjell,
aroma jote më jep jetë si një pranverë,
më lejo të puth, kur loti rrëshqitur tek ty më sjell.
