BallinaSportBlerim Xhemaili me fjalë të mëdha për Granit Xhakën: Lojtari më i...

Blerim Xhemaili me fjalë të mëdha për Granit Xhakën: Lojtari më i madh i Zvicrës

Ish-mesfushori i Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka vlerësuar lart kontributin e Granit Xhaka në përfaqësuesen helvete, duke e cilësuar atë si futbollistin më të madh që ka pasur ndonjëherë Zvicra.

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Blick, Xhemaili fillimisht veçoi rëndësinë e Breel Embolo për ekipin kombëtar.

“Kam thënë shpesh se, për mua, Breel Embolo është lojtari më i rëndësishëm në këtë kombëtare”, deklaroi ai.

Megjithatë, ish-mesfushori theksoi se kur bëhet fjalë për trashëgiminë dhe ndikimin në futbollin zviceran, askush nuk mund të krahasohet me Xhakën.

“Sigurisht, askush nuk e kalon Granitin. Graniti është ndoshta lojtari më i madh i të gjitha kohërave për ne. Për ata që kanë luajtur përkrah tij, është pothuajse një nder”, u shpreh Xhemaili.

Xhaka vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit zviceran, duke qenë prej vitesh lider i kombëtares dhe një nga lojtarët më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT