Ah sa kam dëshirë
me argjëndë nga qielli
të kem bisturinë
të pastroj së thelli .
Të pastroj botën
Nga myku i kohës
Edhe përsëlargu
Ngadalë të afrohem .
Të heq korrupsionin
që sytë ka mbuluar
të ndaloj luftrat
Me gjak pasuruar !
A nuk kini gjakë
S”kini pikë mëshirë
Për ata fëmijë që
vriten
Barkpërbindësha
O shpirt nxirë.
S’dëshironi kurrë se si
do u djegin si qiriri
drejtësia flet pa zë
Nëpër dritë dhe errësirë.
Ai lot që djeg aq shumë
Nëpër faqe plot me dhimbje
për ata që vriten kot
luftrat që më shumë po ndizen.
Pse vrisni për pasuri
ndoshta mirë nuk e dini
gjaku nuk të pasuron
kripë e lotëve që po bie .
Nuk e di në këtë botë
edhe ajri lotë lëshon
dëgjon vetëm rekordë dhimbjesh
Ç”ka kjo botë që thellë rënkon .
Trupi më klith dhe në gjumë
Mlidhuni të gjithë, një jetë
Të shkrijë dëbora e ngrirë
Hëna të flëri e qetë !