VONË ËSHTË
Mos më kërko kurrë
në stacionin e boshatisur
kur dikur të prisja si mur
e tash atë rrugë kam braktisur.
Ishin ato ditė-takime
qė kurrë s’do doja t’i harroj
por mbetën vetëm kujtime
që sot si ëndërr i kujtoj…!
Do të vijnē edhe vite e vite
nē at stacion kurrë s’do jem
sepse ,nga ajo ditë që ike…
më asnjë fjalë s’do të them.
Çfarë do që kujtojmë sot
do tē mbetët si akull ngrirē
por diçka që se kuptoj as sot
a isha për ty një mik i mirë..!?
………………………………………………………………………..
KOHË E PAKOHË
Ishte një kohë e pakohë
kur mes nesh ishin vënë kufinj
që vështirë kapërceheshin
pa ndodh vrasje apo ndëshkim.
Edhe pse ne duheshim shumë
dhe donim të takoheshim gjithsesi
po pse kjo lidhje gjaku si nje brum
u bë halë në sy për këta qenëzi…!?
Por,kot e kanë këta që na dëmtuan
sepse ne dhe më shumë u afruam
sa shumë të dua e sa shumë më do
për të gjithë armiqt sot u themi-Jo!
Jo! S’ka sot forcë e çfarëdo djallëzi
që do mund të na ndaj apo përqan
sepse mes nesh është një dashuri
që ka pushtua fusha,male pa anë…!
………………………………………………………………………………………
AH, SHQIPONJA JONË…!
Ç’ke shqipe që s’po këndon si më parë…?
Ç’farë ke që nuk fluturon si dikur qiellit…?
Ah-përgjigjet shqiponja lodhur e duke qarë
Më kanē lēnduar krahët e s’jam afër diellit
Dikush tinëzisht më goditi tek isha fjetur
Mendoja se po qëndroja në atdheun e lirë
Ende trathtarët si duket nuk paskan ecur
E unë po qëndroja në folenë time shlirë!
Mallkuar qofshin tinëzarët,të pabesët qenë
Që përbuzin lirinë fituar me gjak e dhimbje
Ata që shkelin gjakun e vet, të keqen gjejnë
Dhe …mallkimi mbi ta do bjerë si një goditje
Ah shqipe e dashur,ti që tani nuk po këndon
Të lutem merr kurajo fillo shpejt të fluturosh
Të mjerët trathtarë kurrë as toka s’do i duron
Ti kaltërsive lirëshëm patjetër do qëndrosh…!
…………………………………………………………………
RRUGËS SË VJETËRUAR
Eja me freskinë e erës qetë,qetë
Hëna do të ndrijë rrugën kah vjen ti
Do t’pres ngrohtësisht sonte n’qytet
Asgjë s’dua ta prishë këtë lumturi.
Ardhja jote do të jet çast i paharruar
Yjet do vallëzojnë qiellit plot kaltëri
Eja,mos u vono rrugës së vjetëruar
Bashkë do jemi në ëndrrën-dashuri.
Rrugës kur të vish ka qenë që lehin
Ti mos u tremb fare,po ec drejt meje
Në këtë jetë shumë gjëra peng mbesin
Unë me kohë drejtova sytë drejt teje…!
………………………………………..
KUR TI MË SHIKON
Kur ti më shikon mua
si det trazohem valë-valë
humbas mendjen athua
e s’di pastaj ku do të dal.
Kur ti me ata sytë tuaj dritë
drejt meje hedh shikmin fort
ndodhem i habitur,si në pritë
të largohem s’gjej rrugën dot.
Ndal atë shikim të lutem
sepse s’kam si të them…
ka kohë të të flas po druhem
kështu më mirë i qetë të jem…
Dhe kur jam larg teje mendoj
pse ata sy ashtu më shikojnë
të them se më do ,mos gaboj!
e shikimet tua peshë më çojnë.