Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -KU MBETËN SHOKËT

Murtez Asllani -KU MBETËN SHOKËT

Eja shoku im
një kafe ta pimë,
jam përmalluar
së bashku të rrimë.

Ku i kam shokët
a thua ku tretën
disa në kurbet
të tjerët ku mbetën?!

Disa kanë vdekur
dhe janë harruar,
por këta të gjallët
rrallë m’kanë vizituar.

Çka u bë kështu
kaq shpejt u harruam
dhe nga njëri-tjetri
tash jemi larguar.

Ejani shokët e mi
së bashku t’bisedojmë,
jetës nuk i dihet
se kah do të shkojmë.

Sa bukur ishte
jeta me shoqëri,
nata m’dukej e gjatë
t’i takoja përsëri.

E deshëm njëri-tjetrin
dhe i ndihmuam,
pse shoqëria ime
kaq shpejt u harruam?!

Ndoshta jemi plakur
forca na ka lëshuar
dhe shokë e miq
për t’i vizituar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT