Zjarr në qiell, zjarr shkreptinte toka
Miliona ëndrra flijoheshin te Lugina
Luftëtarët lidhnin plagët me shoka.
Në Reçak, në acar shkruhej historia
Duarthatë malësorët çeleshbardhē
Me shall mbuluar rrudhat e jetës
Fshati ngjante në një pulëbardhë
Me gjak shkruhej Hymni i jetës
Zogjtë ngrijnë në degët e këputura
Nuk shterren dot krojet e trimërisë
Komandant Ahmeti luftonte me arusha
Rrënjët t’ia këpusë përgjithmonë robërisë.
Ashtu mësuar e kishte Nënë Velimja
Me ninullat e djepit në Syrinikë
Pergamenën e shpirtit -ÙÇK si vetëtima
Mbjellur e kishte në zemër e shpirt.
Pëllumbat e rizgjimit kur fluturonin
Pulëbardhat zambak i dhembjes
Ai si luan luftonte me këmishazi
Ai që mundi një orgji, një Mizori.
Rrugës Via Egnatia çelte bima epirote
Kalorësit e erërave shalonin atin
Atin e stolisur me Luleshqiponja
Ahmeti shkruante më të bukurin epitaf.
