Rrezja e parë e diellit
bie n’vendlindjen time,
ku unë u linda
dhe pata gëzime.
Si në vendin tim
dielli askund s’rrëzon, i jep gjallëri jetës
dhe gjithçka ndriçon.
Ti vendlindja ime
me bukuri t’rralla
që këto bukuri
s’i gjeta as n’përralla.
Lumin e bukur
fushat plot gjelbërim
të gjitha të mirat
i ka vendi im.
S’e lakmoj asnjë vend
këtu do të jetoj,
dhe me bashkëfshatarët
ditë e lumtura t’i kaloj.