Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-TË FALA ATDHEUT

Namik Selmani-TË FALA ATDHEUT

Një letër malli nga Amerika


Nuk mundem dot të sjell një mollë të pjekur
T’ia vë vajzave kur mjaltosin gurin e pragut.
Në vazo ka mbetur diku, një lule e paçelur
Kërkon frymën time ta ngrohë si zjarri i oxhakut
Nuk mund të sjell të fala varrit të babait e nënës
Atje ku bari harliset e do një dorë ta këpusë
Më tepër se malet, po thinjet filizi i ëndrrës
Tek vij me avionë të çuditshëm zbtathur, pa këpucë.


Jepjani të falat mësueses që më mësoi abetaren
E di, është kërrusur shumë e kurrë syzet s;i harron
Thuaja motrës të ma këndojë atë këngë si fyelli në shpate
Thuaji bahçevanit të mbjellë një zambak a një begonjë.
Ngatërrueshëm qënkan sot të falat për livadhet me bar
Ku isha Mbret Blerimi e garoja fitimtar mes lartësie
Nëse ka mbetur një çurril të kroi ujëkristaltë
Shkoni dhe zgjoni për mua kujtime dashurie.


Të fala gurëve që ma vranë gjurin e putrën e njomë
Të fala udhëve të përcjelljes ku lamë një dor
Fjala më ngec si litari i kalit të brazdës që lidhet komb
E goja thahet për urimin e shkronjëshqipes tek pragu.
Të fala furrtarit që më jepte bukën e ëmbël, të ngrohtë
Me duart e vogla ia mblidhja thërrimet mes sofrës
Trenat me miell një nga një të m;i rreshtojnë
Nuk do i ndërroja me lëmin e grurit pranë kodrës.
Rëndon në duar e zemër kjo shportë me të fala.
Si Hirushja që pret Princin me këpucën në duar
Falmani pikëlotin te ekrani a në letrën e bardhë
Më falni për vargun që vesh shpesh rrobën e trishtuar


Të falat shpojnë qiej e funddetesh për tek ti, Atdhe
Si pulëbardhë a trumcakë që këndojnë këngë të re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT