Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritLubi H Tota-Më Zgjo !

Lubi H Tota-Më Zgjo !

Më zgjo nga ai gjum i gjatë,
Dhe nga ëndrrat pambarim ,
Ma fshij lotin nga sytë e mi,
Më jep të lutem,dhe një premtim.


Më zgjo nga ankthi që më zuri,
Dhe buzëqeshjen më dhuro sërish,
Ca ëndrra të gjata po aq sa lumi,
Më zgjo nga ky gjum që do t’më mbys.


Në kopshtin tënd me trandafila,
Aty ma ndërto dhe mua folenë,
Nuk dua zëra tjera veç bylbila ,
Tek ti, ëndrrat e mia shpesh venë.


Më zgjo nga ai gjumë që kurrë se desha,
Më përkëdhel dhe ma fshij pak lotin.
Më zgjo nga ai gjum i pambarim,
Furishëm do ta ndryshojmë motin.


Në kopshtin tënd të mbush me lule,
Pranverat aty nuk kan mbarim,
Aty unë dua, të pushoj ,të tretem,
Më zgjo të lutem me një premtim.


S’i desha kurrë unë ato ëndrra ,
Që po më lodhin ditë dhe natë,
Më zgjo nga gjumi po t’lutet zemra ,
Më zgjo, moj dashuria ime, më zgjo prapë,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT