Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-Jo ti nuk je grua ti je Art me krijues...

Piro Millona Minella-Jo ti nuk je grua ti je Art me krijues te plotfuqishmin Zot…”

…Buze detit Jon, me shokun tim, te hershem. Na kishte marre malli. Strehuar aty ne lokalin me tenden qe na bente hije. Para birren e ftohte dhe kujtimet e nxehta vale, vale.

Kur befas te dy ngrime nuk flisnim. Te dy ne nje pike shikonim. Perballe po vinte nje “Perri”, nuk ishte femer. U mahnitem te dy.

Njihem si me romantikun i shokeve te dikurshem dhe menjehere fillova te ligjeroj:

-Shikoje mirë., ferkoi syte shikoje me qarte, a thua eshte grua, jo eshte vetem Art, besoj se Zoti si piktor e ka krijuar kete krijese.

Shikoje sa me gjate, me tere vemendjen tende, mos e shiko vetem me syte e ballit, shihe me endje me syte e shpirtit.

Jam i sigurte qe nuk e kupton dot miku im.

O, Zot te duhet dy jete ta zbulosh kete “Perri”.

Shikoi syte, si vezullojne si xixa flakerojne, po floket e mbledhur te zinj si pende korbi, ato cullufet e pabinduar si cullufet e shpirtit te saj vetmitar.

Shiko si qesh lehte, nen qerpik mban fshehur lotet e jetes te vuajtur.

Eshte fat i madh per te dy, qe po e shikojme. I sigurte kjo eshte veper arti me nenshkrimin autor i plotfuqishmi Zot!.

Sa e bukur eshte, sa e thjeshte aq ekstravagante, eshte teper e bukur ne vetmine e saj.

Jam i sigurte se me “Vetmine” eshte dashuruar, me lejo ta pyes me gjysem zeri:

-Perse vetem kjo Veper Arti??!!!

Por jo nuk besoj te jete vetem, sigurisht e shoqeruar nga kujtimet e saj, apo ka ardhur ketu, se do te largohet nga kujtimet e saj.

Eshte e bukur, teper e brishte, sensuale e pa arritshme.

A, nuk te ngjan kjo bukuri si personazh ne krijimtarine e autoreve, qe kane zene vend vetem ne fantazite e tyre.??!!

Erdhi bukur ne fantazine time kjo “Bukuri Anonime”.

Po te drejtohem Ty Zonje Anonime:

-Jo ti nuk je nga anet tona,duket stili yt i veshjes, sharmi yt vezellues dhe kjo elegance vrastare.

Nuk besoj qe emigracioni te ka kthyer ne kete Zonje Europiane, sigurisht nuk ngjan fare si e lindur nga keto ane, si nje fraceze lozonjare me ngjan, nga stili i veshjes, se vendbanimi yt eshte Italia fqinje,

E fuqishme si nje Aristokrate dhe me shije ndjen operen klasike.

Por sigurisht edhe korrektesia juaj eshte e shartuar me ate korrektesi gjermane.

……Befas syte tane u ndeshen me syte e saj dhe te dy pa vetedije pame njeri tjetrin ne sy. Nuk e perballuam dot veshtrimin e Zonjes te bukur Anonime…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT