Më kanë thënë se je e bukur,
më kanë thënë se s’ ka me ty,
e hedh vallen porsi flutur,
je melhem për shpirt e sy.
Më kanë thënë je trëndafil,
trëndafili dhe gjemba ka,
të ndrijnë syqkat porsi kandil,
më aromëmirë sa më s’ ka!
Thonë se nganjëherë je gjarpër me dy krena,
një i pren, tjetri i rritet,
po të deshi është si vena,
të mjaltos si mjalta në trup kur të ngjitet.
Më kanë thënë për ty, po çfarë s’ më kanë thënë,
e kurrë s’ më shkoi mendja ty me të lënë!