Friday, February 7, 2025
BallinaSportRonaldo Nazario injoron CR7 – këta janë tetë lojtarët më të mëdhenj...

Ronaldo Nazario injoron CR7 – këta janë tetë lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit

Ronaldo Nazario ka hartuar një listë yjesh të futbollit, por ka lënë jashtë emrin e portugezit, Cristiano Ronaldos.

Legjenda braziliane është vetë një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por karriera e tij mund të kishte qenë edhe më madhështore nëse nuk do të ishte penguar nga dy dëmtime të rënda në gju gjatë kohës që luante për Inter Milan.

Fakti që ai u rikuperua dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, përpara se të kalonte pesë vite të suksesshme te Real Madrid si një nga ‘Galaktikët’ e Florentino Perezit, tregon shumë për talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Sezoni më i mirë i Ronaldos në nivel profesional ishte ai i vitit 1996/97, kur shënoi 47 gola për Barcelonën nën drejtimin e Sir Bobby Robson. Pavarësisht se qëndroi vetëm një vit te katalanasit, ai mbeti në historinë e klubit, edhe pse më vonë u bë një nga të paktët lojtarë që luajti për të dy klubet e El Clasicos.

Dy herë fitues i Topit të Artë, Ronaldo është një nga dhjetë lojtarët që e kanë fituar këtë çmim më shumë se një herë.

“Mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë. Aty ku janë Diego Maradona, Lionel Messi, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Pele, Marco Van Basten, Ronaldinho. Do të përfshija edhe veten time. Le të flasin tifozët, le të debatojnë nëpër bare. Por nuk mund t’i renditësh, nuk mund të krahasosh gjeneratat”, u shpreh braziliani për The Guardian.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, i cili së fundmi ka festuar 40-vjetorin e tij, me siguri nuk do të jetë i lumtur që është lënë jashtë kësaj liste.

Në një intervistë për El Chiringuito, sulmuesi i Al Nassr deklaroi:

“Mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Sipas mendimit tim, jam unë. Bëj gjithçka mirë në futboll: me kokë, goditje dënimi, këmbën e majtë. Jam i shpejtë, jam i fortë. Nëse pëlqeni Messin, Pelén, Maradonën, e kuptoj dhe e respektoj. Por të thuash që Ronaldo nuk është i kompletuar… unë jam lojtari më i kompletuar”./Front Online/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT