Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Mos ma zbehë këngën!

Miranda Troci Derti -Mos ma zbehë këngën!

O kënga ime bukur që më del nga shpirti..
O freski e muzës vargun ta qëndisi..
Melodi e saj që më mbushë në zemër.
I lutem bilbilit mos ma zbehë këngën..


O këngë që shkruhesh me valë të Drinit zi..
Buçet mbi Korab e nantë malet përmbi..
Nuk ma zbehë frymëzimin dhe shpirti me m.dalë..
Kënga më del nga shpirti o ju dredharë..


Në çdo cep të atdheut jehon fjala ime..
Jo nuk zbehet vargu për ju as heshtë kurrë
Jo s.zbehet pranverat në troje e vendlindje.
Kënga e vargu i mallit për ju më vlon furrë..


Mund t.më merrni frymën por këngë e fjalë kurrë jo.
Një penë e vendlindjes që lulëzoj ndër breza.
Ndaj dredhi e përbuzje ktë udhë s.ma ndalo.
Me hilet e juaja të errëta të zeza .

.
‘Ça s.ishin dje .as nesër s.janë .o të pa qënë..
Me vlera s.ka biznes e mos i shkelni me këmbë..
Mund t.më merrni shpirtin e të gjallë t.më varrojni.
Këngë e fjalë kurrë .smi ndaloni..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT