Ditës i marr dritën
Për të veshur shpirtin
Me bardhësi ashtu si drita
Té ua shpërndajë atyre.
Që padrejtësisht
I kanë mbuluar me errësirë
E diellit ia marr ngrohtësinë
E bëj diell shpirti.
Për të ua falur
Aty që të gjitha stinët
Ua kanë kthyer në stinë dimri
Mbuluar me ngricë e trishtim.
Ku në sytë e tyre
Shihet dhimbja
Ku kanë mbetur
Mes jetës e vdekjes.
O zot çʹmë panë sytë.
Sa e trishtë është
Vetëm kur e mendon
E ku jetën
Nuk ua falën ata gjakpirës.
I marr rrezet nepër gishta
Për të arnuar plagët
E zemrave të copëtuara
Ku secila pjesë rënkon
.
Me shumë se tjetra
Se di çka ndodhë me shpirtin tim
Sa delikat që është
Sa i dhimbëshur.
Ku njeh mirë të gjitha
Shkallët e dhimbjes
Futet né çdo shteg
Sa do i frikshëm të jetë.
Vetëm e vetëm
Për të falur mirësi
E ku kërkon
Njerëzit të ngjajnë në njerëz.
Se sikur u mungon njerëzorja
Ku ndjellin prapësinë
E ku nuk duroj
Të shoh sy të përlotur.
Shpirtëra të vrarë
E zemra të copëtuara
Të ndarë në miliona pjesë.