Errësira e robërisë zgjati plot një shekull
Verboi hënën e diellin, errësohej edhe qielli
Kishte lindur shpresa , në Prekaz në Kullë
Aty shkrepi drita, historisë së re t`i gjendet filli.
Oxhaku digjte drurët, plaku fliste pak
Djem e nipa prisnin Urdhrin e luftës për liri
Varg e varg vinin këshillat, fjalës pa i dhënë lak
Urtësia e maturia janë bazë për trimëri.
Përditë derdhej helm, vrasje mizori, gjaku shkonte kot
Burrat strukur qosheve po bënin sehir, rrihnin ujë n` havan
Tahir Meha shkundi kujtimet , ndezi flakë me barot
Kulla murmuriste, si rrufetë nga qielli , Atdheut duhet dalur zot.
Rënia heroike ndezi fitilin e historisë
Tahiri me babë Nebihin , po “shkrinin çelik”
Rënia e tyre foli :Jetën ia falëm lirisë
Në këmbë u çua një shtet, këtë flakadan për ta fikë.
Shabani dy flamuj nga arka i nxori, trupat ua mbuloi
Varrimi u shndërruar në kuvend burrash
“Betohem” thirri Ademi, zëri i tij fuqishëm kumboi
“Betohem” tha Hamza , bjeshka fort ushtoi.
Atëherë Ademi thirri një nga një trimat e pushkës
Mblodhi Drenicë, Dukagjin, Shalë edhe Llap
Liria tha vjen, vetëm përmes grykës së hutës
Robërinë ta heqim me të shtrenjtin gjak.
Betimi po shtrihej anë e mbanë atdheut
Ademi po printe në krye Komandant
Një epokë e re po lindte në shqiptari
UÇK, UÇK- jep betimin, na jemi ushtri!
Kulla e Ademit shkrepte dritë e zjarr
Mbi armikun hidhen trimat e djalërisë
Kushtrimi ra : Ejani kush është shqiptar!
Në Prekaz. nisi fuqishëm flakadani i Lirisë.
Jehona e pushkës mori fusha e male
Prekazi lëshoi kushtrimin, Drenica digjej flakë
Jehona u dëgjua , si amanet i një nëne
Kosova luftonte për liri , prrojet mbusheshin gjak
Vargu i luftëtarëve zgjatej pa fund
Serbia po rënkonte, mortja i shkruante zi
UÇK, UÇK , kënga jehonte gjithkund
Kosova ka qenë dhe mbetet Dardani.
Edhe përtej Drinit ra zë i kushtrimit për liri
Vëllezër edhe motra ngritën pa u hamend
Gjithkund ku flitet shqip është Shqipëri
Kosovë e Shqipëri janë bashkë në një vend.