Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Natë me ngjyra

Margarita Llapushi Zeneli-Natë me ngjyra

U shembën yjet e asaj nate,
në meteorë kthyer, ndezur ylber,
si gjerdan shiu që trokiti në parajsë,
shpirti u çel… si një pranverë!

Kërcenin tulipanët me cicërimat e shiut,
një çift zogjsh dirigjonte nën strehë,
hëna mbi degë luhatej në veri,
dashuria ndjenjat s’i ndal, as s’i fsheh!

Magjike nata, si kurrë më parë,
vitet e pritjes bënin gosti,
takim ëndrrash, si në përrallë,
të zgjuar, përballë, rrinim ne të dy!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT