Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-STINET E JETES

Imer Hysa-STINET E JETES

Mosha rend si kalë i harbuar
Në lëndinat e stinëve njerëzore
E ndjej se stinën e ftohtë kam filluar
Retë e pamëshirëshme hedhin flokë bore.

E ndiej erozionin e stinës së beftë
Tek gërryen gjithçka qe gjen zbuluar,
Sinjale alarmi ajo derdh si rrufetë
Herë në organe, herë në këmbë e duar.

Më kot më pret me padurim moj stinë e ftohtë
Mendon se do të dorëzohem kaq lehtë,
Hidh sa të duash dëborë mbi flokë
Dhe rrudhat brazda mi bëj po munde.

Se dhe në stinët e tjera të jetës
Kam kaluar dimra të vështirë,
Por me zjarrin e dashurisë njerëzore
Akullnajat tuaja kam mundur me shkrirë.

Aspak stë kam frikë o dimër i jetës
Me të gjithë gurët që lëviz smë mund,
Nuk jam nga ata që thjeshtë kurajë ti jap vehtes
Por denjësisht të pres stoik gjer në fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT