Po lëkundesh, o vëndi im,!
si një varkë nëpër det,
E ke humbur orientimin,
nuk po e di çfarë kohe pret,
Po të hedhin përpjet dallgët,
në çdo furtunë që po vjen,
Të përplasin nëpër shkëmbinj,
dhe drejtimin s’po e gjen,
Për ty, ky shpirt im,
s’po më rri njëherë i qetë,
Dhe kur shoh qiellin e vrenjtur,
që herë herë e mbulojnë retë,
Sikur fëmija për nënën,
kur e sheh që po rënkon,
Si për fushat dhe për malet,
të vjen një mall kur i shikon.
Shqetësimi më ka pushtuar
për tokën tonë të begatë,
Që është lënë si e harruar,
për një kohë shumë të gjatë,
Për bijtë e saj të larguar
që çdo ditë me mall i pret.
Për historinë që po e vjedhin,
sikur tek ne nuk ka shtet.
Në dyert e botës, për shumë vjet,
si një hallexhi, ke trokitur,
Por ajo derë, s’të është hapur,
ndërsa ti, rri duke pritur.
Ajo portë, që s’po të hapet,
po ta humb vërtetë durimin.
Duke pritur që Europa,
të hedh pak, tek ty vështrimin.
.
Ty ta njohin historinë,
o vëndi im legjendar,
Si të tyren e kanë bërë,
ta kanë vjedhur, ta kanë marrë.
I mbuluar nga errësira,
. pesë shekuj i rraskapitur,
Ke gjetur pak ngushllim
Tek historia jote e ndritur.
Për gjuhën dhe baladat,
që në heshtje po të lihen,
Të lashtë mijëra vjeçare,
që akademikët po zihen,
Po e harrojnë historinë,
si të jetë këngë festivali,
Se luftove dhe derdhe gjak,
por fitoren askushi s’ta fali.
Të qetë nuk po të lenë,
se je shqiponjë në fluturim,
Kur të shohin pak krenare,
krenarisë, ja kanë lakminë.
Me klithmën tënde i thërret,
që zogjtë të kthehet në fole,
O vëndi im i shtrenjtë,
Zgjohu,!
pse akoma po fle.?
Si jehonë nga grykë e maleve,
del një thirrje si kushtrim,
Nuk është koha për të ikur,
por është koha për bashkim.
Shpirti i zjarrtë, s’të ka munguar,
nën një flamur të kuq si gjaku,
Mos të rrimë duke kërkuar,
që t’na vijë vetë tek pragu.
Askush hallin s’ta ka qarë,
Por ti dalësh vetë për zot,
Mblidhi djemtë e shpërndarë
mos të vajtojmë, të derdhim lot.
Në ato dyer ku ke trokitur,
S’të kanë dhënë ndonjë premtim,
Të kanë lënë duke pritur,
në një pritje pambarim.
Tokë e ashpër vëndi im,
me maja malesh të thepisur,
Kalojnë rrugët dhe përmbi ura,
Sikur janë xhubletë e grisur,
Me legjendat sikur rrjedhin,
nëpër lumenjë dëshpërimi,
Që po derdhin lot të kripura
nga harresa dhe trishtimi.
Jam në ankth o vëndi im,
sikur tërmet do të bjerë,
Se asgjë, më shumë se ty,
as vetë jeta, s’paska vlerë,
Në udhëkryqe, rrinë mendimet
dhe s’po gjejnë, të zenë vend,
Tronditet zemra në kraharor
dhe në dilemë, po më gjen,
je vënd i vjetër shekullor,
Prandaj gjakut mua më zjen,
kur të shoh kështu të gjorë,
Merre hovin edhe vrapo,
që t’mos mbetesh mbrapa kurrë,
Mblidhuni bashkë për një komb,
Mblidhuni bashkë nën një flamur,
Jeni vëllezër të një nëne,
padrejtësisht ju kanë ndarë,
Keni gjak, që ju rrjedh në deje,
t’njëjtin gjak, t’kulluar shqiptar.