Brënda meje,
Qëndron e fshehur mistika e ngurtë,
Që më ka ngujuar në një vënd
Ujshëm, pushtohem nga imagjinata,
E cila ,strukur kohëve ,
Shtriqet,
Dhe po pushon ,
Në konak të vjetëruar të shpirtit
Zëshëm ,kuvendon pleqnisht të pamundurën ,
Këmbëkryq ,ulur në sexhade tê thurur mendimesh të pazgjidhura të vetvetes
Më shkund nëvetëdija hera herës
Të më bindë,
Je në një kështjellë rrethuar muresh të lartë Vetmohuese,
Pa shkak të së nesëmes,
Ku kohët, marrin vlerat në të vërtetat
E ndryshueshme
Dil që aty,
Mos u ndje përmallshëm,
Çil arkapiat e flijimit absurd,
Që dielli sotëm të përndrit.
