Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritSkender Lazaj -KU TJETËR - KU RRI PERËNDIA ATJE NDËN VISET E MIA

Skender Lazaj -KU TJETËR – KU RRI PERËNDIA ATJE NDËN VISET E MIA

Do ti ngre duart drejt qiellit
Ti kap dhe t’i zbresë yjet
Të ulem e ti bie fyellit
Të derdhen zogjtë nga pyjet
Ku tjetër-ku rri perëndia
atje ndën viset e mia.

Atje, oh, majë Trebeshine
ku netëve hëna kreh flokët
Kur vjen zoti me pushime
Harron të kthehet te shokët
Ku tjetër – ku rri perëndia
Atje ndën viset e mia.

Të mbledh lule trëndeline
Melhem me vargje poeti
Të mjekoj k’të zemrën time
plagët që hapi kurbeti
Ku tejtër – ku rri perëndia
Atje ndën viset e mia.

Të bëjë një kurorë me dhimbje
Mbi mermer ku t’ mirët prehen
Të mos iki më si hije
Të qaj sa lotët t’më shteren
Atje ndën viset e mia
Ku më përcjell më pret perëndia!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT