Me veten mërzitem ndonjëherë
Kaçaftytem, por më kot,
Ulëras, të më kuptojë,
Se dhimbja s’tretet, o shpirt, me lot.
I flas mandej si mik i vjetër,
Të më dëgjojë, o sot, o kurrë.
Dhe mërzinë nuk ma heq,
Por qëndron si krimb nën gur.
Me kë të flas e hall të qaj,
Kur as shpirti s’më dëgjon?
Iku koha, më nuk vjen,
Jeton zemra pa të zot.