BallinaSpecialeUjqërit “mutantë” të Çernobilit: Zbulimi i papritur në ADN-në e tyre që...

Ujqërit “mutantë” të Çernobilit: Zbulimi i papritur në ADN-në e tyre që mund të shpëtojë njerëzimin nga kanceri

​Ujqërit që bredhin në rrënojat e Çernobilit kanë zhvilluar një rezistencë gjenetike ndaj kancerit, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Princeton. Pas gati 40 viteve ekspozim ndaj niveleve vdekjeprurëse të rrezatimit, këta predatorë kanë pësuar mutacione që u lejojnë jo vetëm të mbijetojnë, por të lulëzojnë në një mjedis ku njerëzit ende nuk mund të jetojnë.

Biologia Cara Love, e cila ka monitoruar kafshët me gjurmues GPS dhe analiza gjaku që nga viti 2014, zbuloi se sistemi imunitar i këtyre ujqërve është i modifikuar në mënyrë të ngjashme me pacientët që trajtohen me rrezatim. Kërkimi identifikoi rajone specifike të gjenomit të ujkut që janë bërë rezistente ndaj rritjes së tumoreve malinje, një proces ky që ka ndodhur përmes përzgjedhjes natyrore të përshpejtuar.

​Ujqërit ekspozohen ndaj një doze ditore prej 11.28 milirem rrezatim, një shifër kjo shumë herë mbi normat e lejuara për njerëzit. Ndryshe nga qentë e braktisur të zonës, ujqërit janë zhvilluar plotësisht në egërsi, duke konsumuar gjithashtu kafshë të tjera të kontaminuara. Shkencëtarët besojnë se identifikimi i këtyre “gjeneve mbrojtëse” mund të çojë në krijimin e barnave që ndihmojnë trupin e njeriut të riparojë ADN-në e dëmtuar nga kanceri ose rrezatimi mjedisor.

​Pavarësisht rëndësisë globale të këtij zbulimi, kërkimet e mëtutjeshme në terren janë pezulluar përkohësisht. Kombinimi i kufizimeve post-pandemike dhe situata e pasigurt e sigurisë në Ukrainë ka bërë të pamundur dërgimin e ekipeve të reja kërkimore në Zonën e Përjashtimit, duke lënë pezull fazën tjetër të hulumtimit mbi aplikimet e mundshme mjekësore./Korrespodenti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT