Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-NUK KAM KOHË...

Armenida Qyqja-NUK KAM KOHË…

S’kam kohë për ankesat,
Për buzët e varura,
Dhe këmbët që zvarriten
Pllaquritjeve të ngathta,
As pë kafet e ftohura,
Thashethemeve me nge,
Avazet e botës, të vjetra e të reja…


S’kam kohë për ankesat,
Mushkëri s’kam për ajrin që zënë,
Këtë copëz jete tashmë të mbetur,
Lermëni, këtë të paktën,
Në heshtje ta jetoj…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT