I miri jém
Pesë grosh për nji fjalë t‘duhun
Dyfish për t‘paduhunen
E për heshtjen me vend, nji poç flori
G‘juhen sharrë kur e bân, ajo pret
Pas premjes mbetet ndamja
Por mbetet edhe byku, pluhni e myku
As ngjiten, as m’mrumohen
G‘juha ku nuk shkon o njeri
Hyn e del vén e pa vén
Zgatet e rrudhet si llastiku i t‘linapunuesve
Po rrâjen e t‘lidhunit e manë n‘gojë
E sa goja e prishtë, nuk ka „azatë“ që flliqë
I miri jém i shkallmuem n‘parim
Nuk âsht mirë me t‘dal vetja dore
E kur t‘del, dora ku nuk shkon n‘borxhhymje
T‘pakten, g‘juhen nale
Borxhli ma t‘keqe nuk ka
Ah kjo g‘juha bre
Zoti po t‘na e kish bâ fshisë
Boten e kishim paçllaisë
Po kêshtu llaptuese … mjeruese e kundërmuese
I miri jém,
Nale g‘juhen pa t‘nalë ajo ty
Dhe rri njeri