Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritXhevahir Spahiu: Më vjen keq për ty, manjola

Xhevahir Spahiu: Më vjen keq për ty, manjola

Më vjen keq për ty, manjola.

Për majin e harlisur të lirisë sate,
për rininë e hajthshme të luleve të tua,
globe të bardhë që kam frikë se mos thyhen.

Më vjen keq për ty manjola,
duar pasionesh të pamëshirshme drejt teje
aviten
e ti përpëlitesh, manjola, përpëlitesh
në heshtjen tënde tronditëse.

Po sa keq, sa keq do të më vinte, manjola,
të të shihja të vetmuar, neutrale, tokë e askujt.
Më vjen keq, manjola: je e bukur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT