Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Mall përvëlues

Kristina Ndoci Tina-Mall përvëlues

Nata sapo ka rënë e yjet vezullojnë a thua janë ngjeshur,
Hëna e ndritshme u ngatërrua në degët e gështenjave të vjetra,
fle e qetë e bashkë me të dhe deti në shkëlqimin e heshtur,
diku në pyll dëgjohet një ulërimë,e një tjetër pa me dhjetra.

Mbi varrezat e fshatit Hëna derdh argjendin e saj të ftohtë,
duke reflektuar shkrimet këtë natë të ftohtë pranverore,
rruga e fshatit tim u shtri në shkëmbijntë e mbeti poshtë,
unë drejt varrezave rend mes gështenjave të kapura përdore.

As zë,as zhurmë,është zhytur gjithçka disi në heshtje,
vetëm tik taku monoton i orës time që askush se dëgjon,
hej,arrita them unë me vete me lot që më rridhnin si reshje,
sa shumë plagë mu hapën njëherësh e dhimbja i ngacmon.

Ndalem aty në varrezat e fshatit ku të parët e mi prehen,
mes lotëve të dhimbjes kujtoj ato çaste lamtumire,
mes mallit e kujtimeve fragmente të fëmijërisë më kthehen,
e lotët si perla lanë buqeta gjurmësh mbi varrin e tyre.

Përpara,i them vetes për ta ngushëlluar,po ku,nga dhe pse,
gjithçka pa shpresë,ata nuk kthehen e dhimbja e pashërueshme,
zhytem në botën e ëndrrave e shpresoj ti shoh,do vijnë mbase,
e njëjta ëndërr më sillet vërdallë në mënyrë të vazhdueshme.

Forcat thahen,hesht besimi,ndërsa etja e zemrës së mjerë rritet,
mundohem të kujtoj ca kujtime të bukura,të ngrohta,
asgjë s arrij dot,nga dhimbja gjithçka,çdo kujtim venitet,
e lodhur,e përlotur ndalem në hyrje e mbahem tek porta.

Mbyll portën e kujtesës me dhimbje,ankth e dëshpërim,
aty ku gjëra të bukura e të dhimbshme kam ruajtur e strehuar,
eh të dashurit e mi që më nuk ktheheni por mbetët vegim,
eh tokë e vendlindjes time që mi mban,ti qofsh e bekuar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT