Hëna mbi detin binte çdo natë,
Pasqyrën e saj mbi ujë e lëshonte.
Pas mesnate mbi valë ajo shtrihej,
Dallgët e egra me dritë i qetësonte.
Nga bukuria e saj, deti bëhet magjik,
Dritat në sipërfaqe shtojnë madhështi.
Hëna dhe deti në pasqyrim të përjetshëm,
Askush s’i bën ball kësaj bukurie.
Kur dielli lind dhe deti trazohet,
Nga malli për hënën, shkëmbin e lëkund.
Pasqyrën mbi ujë ai e turbullon,
Në heshtje lutet: O hënë, përsëri ti shfaqu !
Tërbohet dhe oshëtin deri në perëndim,
“Moj hënë e largët, pse nuk zbrite?”
Dritën magjike dërgoje mbi mua,
Se s’munda të ngjitem në qiellin e lartë –
Malli për ty çdo ditë po më vret.