Në hone të thella të shpirtit
mrrolet e mshefet
shumë shpesh buzëqeshja
e rrallë më vjen.
Veç kur shpirtin ma nxen dielli i shpresës
me të bukurën rreze
më gzon fort kur del
e me zanin e naltë atëherë nisi e qeshi
me u ndije deri në qiellë.
Ma nxorr prej honesh sot rrezja e shpresës
e buzëqeshja shpejt më erdh
kur e pashë vllaun rreth sofrës bujare
krejt si më atëdhe edhe në tokën greke
me motra e me vllezën,
po fluturoj krejt.