Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -NË KËTË BOTË

Petro L. Sota -NË KËTË BOTË

Ju dua të gjithëve, siç jeni kështu,
Këtë botë që na lindi, ty edhe m’u,
Me të gjitha të mirat e të ligat e saj,
M’ka bërë të gëzuar, por dhe të qaj.

Ato rrugë, që çdo ditë kam kaluar,
Gurët ku jam vrarë, si kam harruar,
Shokët e gjallë dhe kush ka shkuar,
Nuk i shaj as ata që m’kanë lënduar.

Nuk do të isha ky, që jam unë sot,
As tjetër person s’mund të isha dot,
Por dhe i varfër nuk jam të derdh lot,
Se e kam shpirtin, me pasuri plot

Kam diellin, që çdo mëngjes më vjen,
Qiellin, që kaltërsia e tij më rrëmben,
Dhe hënën, që si një vajzë më gënjen,
E dua natën, sepse ëndërra më rrëfen.

Stinët, sa më gëzojnë kur ikin e vijnë,
Kur çelin pemët, gëzohem si një fëmij,
E kur yjet në mbrëmje, ndizen si qirinjtë,
Sa e bukur kjo botë, ka të mirë e të këqinj.

Bukurinë e kësaj bote, disa e shëmtojnë
Kur ligjet e natyrës, duan t’i ndryshojnë,
Qiellin e ndezin, kur bombat i lëshojnë,
E fëmijët si filiza nga tmerret i sakatojnë.

Kur dhimbjet në shpirt, derdhen si lumë,
Harrojmë çdo gjë, vetëm kur flemë gjumë,
Kjo është bota, diku pak e diku më shumë.
Por tek kjo botë kështu, jeni ju edhe unë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT