Me mërzinë e ditës që po ikën
Diku pas bjeshkëve, të gjej pushim
Por ç‘ti bëj zemrës që nuk i pritet
Ditën e re që sjell kujtimin tënd si freskim
Do shtrihem rrëzë malit, nën hijen e tij
E do loz me gjethet që më bien pranë
E me cicëerrimë zogjësh që më vjen si melodi
Melodi shprti që më kujton ty..
Dhe kur nata bie, zogj rrini me mua
Ma mbushni zbraztësinë me këngën tuaj
Bëni që të mos ndjehem i vetmuar
Dhe mos lëni shpirtin tim të vuaj.
E unë, si i dehur do të thurrë vargje
Me fërshërimat e gjetheve rreth e përqark
E ti hedhim në pentagram
E ti tregojmë botës këngët për merak.