O sikur të kisha fuqi!
Të godas për vdekje të shpirtit verbëri.
Që, lakuriqur njeriun nga vlerat humane;
I ushqen: egoizmin, urrejtjen, smirën e pangopsinë.
I helmon shpirt e zemër e s’sheh tjetër,
Pos shkëlqimit të rremë, grrabitjes, ndërskamcave e tradhtiisë.
“O si nuk kam një grusht të fuqishëm”;
E keqja të dridhet nga e tija fuqi.
N’fushat e mbjella me barot e hashhash,
Të mbjell paqe, dinjitet , dashuri.
Fëmijëve të mos u ndalet rrita,
Në vend të këngëve të vajit,
Ode-të këndohet në çdo shtëpi.
O sa shumë do t’kisha dasht!
Tru e djersë e rinisë sonë, t’mos derdhet jasht.
Parajsën ta shohë këtu e zhgënjyera rini,
T’mos mbetet n’pleq, e lashta Dardani.
Sa do t’kisha dasht…