ot në Komunën e Vushtrrisë janë kurorëzuar 28 cifte sot pranës Zyrës së Kurorëzimeve, shkruan Gazeta Metro.
Kjo për shkak të datë së veçantë në rendin kalendarik si 02.02.2022.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku.
Këtu keni postimin e plotë:
“02.02.2022 datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!
Zyrtarja Suzana Sejdiu bëri një punë të mrekullueshme, të palodhshme dhe me plot përgjegjesi!
Drejtoria e Administratës, i uron të gjitha çiftet dhe ju deshiron shëndet, dashuri dhe gjithë të mirat në jetën e tyre të re familjare”, ka shkruar Mlinaku në llogarinë e saj në Facebook.
