E unë po iki dalëngadalë.
U shpërbë bota dhe unë bashkë me të.
Them të iki në shtegtim,
njësoj si retë dhe zogjtë në agim.
S’di ç’të marr me vete më parë.
Më mungon gjithçka,
e gjithë bota.
Më mungojnë pëllumbat,
zogjtë, lulet erëmirë.
Veç ato kanë paqe.
