Nata e frikshme,dita s’është e paqt
Hija udhës pluhuri i shkon pas
Mbrenda e vërteta,gënjeshtra jashtë
Errësirën s’e dua drita po më trishton
Mjegullat më hamendin erën s’po e kuptoj
Djerrinës po eci lulet mos t’i lëndoj
Livadhet pa lule stinë që s’e dëshiroj
Nuk dua ç’të ndalëm por kërkoi rrugën
e humbur
Si udhëtar i dhimbjes të përballemi me fatin
Se arsyen e kam atë të fillimit
Sa herë të përflakur
Udhës një qëllim
Shqip më kulluan plagët
Shqip flisja me zjarrin
Shqip udhëve të jetës
Tymi s’mundi të ma ndal hapin
S’dua ta urrej askënd për ngecjet e mia
Flakës nuk pata kohë të mendoj gjatë
S’e digjesha i tëri
Kështu e bëra këtë copë jetë
Sa dhimbjen e përpiva
Por s’e ndala udhën
Desha qoftë edhe sa grima
Një emër me nder t’i mbetëm Atdheut