Wednesday, July 23, 2025
BallinaVitrina e libritRaimonda Braha-Fluturim në hapsirë

Raimonda Braha-Fluturim në hapsirë

Në aeroport, dritat ndizen si yje të përkohshëm,
çantat të rënda me kujtime,
fytyra që fshijnë lotin me pasaportë në dorë,
jemi nomadë të një shekulli që nuk pret…

Qielli s’ka mure, po as shtëpi,
vetēm itinerare e lidhje me Wi-Fi
dhe mall që nuk gjen vend në valixhe.
A është kjo liri, apo thjesht një arrati e stisur në stil grotesk

Sa herë ngjitem mbi retë gri,
zemra më rreh si të kthehej në gjirin e nënës.
Një ndjesi që s’mund ta përkufizosh ,
mall? Frikë? Apo shpresë që s’ka fjalë?

Dritarja ime është një sy që sheh dy botë
atë që lashë pas,
dhe atë që më pret,
por asnjë nuk më mban plotësisht përjetë …

Fluturojmë ,si orët mbi kreshta e male
Si shqiponjë në hapsirën e lirë ….
Zemra të stuhishme lindur në këto male
rrenjët na lidhin me zingjir …

Qielli na njeh si fjalë të lashta …
Si një lahutë që rrëfen ,që këndon ,e qan
na ndjek si nje besë e pashlyer …
Si një legjende qe jeton e s’u shua kurrë ..
.
Terminalet mbushur plot ,mall ,dhimbje e lot ..
Gjithesia bosh ,
gëzim e dhimbje në nje kohë të kotë …
e stilit grotesk kjo botë …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT