Kohët fryjnë erëra të reja flladitëse,
përkëdhelse ,
të unit të paepur eremit,
këndellse, turbulluese,
mjegulluar në pështjellime ngatrrestare,
gjithnjë në nyje flokësh të pazgjithshme,
e ndoshta aspak përsëritëse.
Po erën që mëngjeset zgjoi ,e çdo sekondë e mbështolli në tornado
gulçimesh e dalldisje persiatjesh,
në pritje perëndimesh të përflakta,
vetëm lotët e një virgjëreshe do t’i ujitin drejt koncentratit kohë.