Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritNaxhije A Gashani-PËRBALLË FOTOGRAFISË - JETA

Naxhije A Gashani-PËRBALLË FOTOGRAFISË – JETA

Ti një ditë ecën shtegut vetëm
ditën tjetër përzihesh turmave

kurrë s’e kuptove kur e ndjeve
vetminë

njëherë një puhi mes zagushie
shpirtit t’i dha përmasat e gëzimit
ditën tjetër nën të njëjtën puhi
dhimbjet e të djeshmes
çanë udhë drejt teje

puhitë tash e tutje të trembin

Ishe filiz i pa rrahur erërash
kur nise ta gatuaje ardhmërinë
duhej t’i jepje formën e përsosjes
asnjë udhe të mos i mungonte drita
as edhe një gur ku mund të marrësh në thua
ndryshe binin përdhe përsosmëritë e pritjes

arkitekt i dështuar në sytë e pritjeve tani

u bëre degë kur nise ta njohësh
veten
të vërtetën e jetës bëhesh trung
e varr e kurrë s’ke për ta parë

fryma është art i pa definuar nesh

për t’i zënë të nesërmet symbyllazi
marathononomak pas marathonomakësh
vrapuan e vrapojnë

trofe që s’fitohet mbeti jeta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT