Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Sa shumë unë doja…

Mimoza Nebiaj-Sa shumë unë doja…

Sa doja të ishim bashkë,
Në atë që quhet mrekulli.
Sa do doja,
Të isha me ty,
Të nxirrja mallin
Që kam për ty.

Sa do doja të të kisha pranë,
Të më përkëdhelje
Flokët ngadalë.
Sa do doja që për një çast
Të të ndjeja pranë,
Të shuaja atë që kam brenda si zjarr…

Atë që s’e shpreh
Dot me fjalë, atë që ndez
Zemrat flakë.
Ajo, e ëmbla dashuri,
Ajo që e ruajmë
Fort në gji, ajo që s’e them dot, ajo që më gërryen
Në kraharor.

Ajo që më bën të ndihem
Femër,
Ajo që unë dua,
Ajo që më bën të ndjehem
Grua.

Ajo që u rrit dhe u formua
Në shpirtra të trazuar…
Ah, sa do doja…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT