Dashuria nuk është fron.
Dashuria nuk ka pronarë.
Dashuria nuk është hajdute.
Dashuria nuk është
llogore.
Dashuria nuk është
medalje.
Dashuria nuk është
sqimatare.
Dashuria nuk është ushtar,as skllav,as oficer e as mbret.
Dashuria është dardha,rrushi,shega e molla.
Dashuria është lulëzim,
shpërthim,pasion,
respekt,mirësi,dëlirësi,
buzëqeshje, shtrëngim duarsh,mbrojtje,shpatull,meritë.
Për dashuri dhuro dashuri.
Per dashuri bëhu më i mirë.
Për dashuri kupto dhe fal.
Në emër të dashurisë,
mos hesht.
Në emër të dashurisë ,
respekto veten.
Dashuria është aty
dhe përherë me ty.
Më e bukura dashuri je ti !