Agimi i zjarrtë zbret fytyrës tënde
Mbi buzët e tua me fton me dorë,
Ndjej si digjem, me dhëmbje dhe ëndje
Dhe sytë të shkëlqejnë si maceve në Fror.
Veç krahërorin tënd kërkoj, si ajo anija
Që sheh për liman, në stuhinë q’e kap papritë,
Aty ta ndjej frymën tënde që m’ka ndezur,
Mbështjellë me trupin tënd me netë dhe ditë.
Ani dhe në vdeksha, ti vetë më sjell në jetë,
Dihama jote më ringjallë çdo çast që më prek!