Fosile mbi liqen,
Të shkumta, të fjetura,
Fund-dita shkon e s’vjen,
Shteg-heshtjesh të etura…
Zallishtet ngjyrosur,
Gjys-vjollcë, gjysmë-gri,
Stof-mbrëmja pllakosur,
Muhaxhire në pafundësi…
Dritëhije të shuara,
Shpresë-fikur gjumojnë,
Kulm-pritjet përralluara,
Gjoks-vlimesh…vesojnë…
Fosile mbi liqen,
Të lashta, të ndryshkura,
Fund-dita shkon e s’vend,
Shtojë-ikjesh të myshkura…