Tuesday, April 7, 2026
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni-NJË DITË SI GJITHA TË TJERAT..

Liljana Ndoni-NJË DITË SI GJITHA TË TJERAT..

Zgjohesh mëngjeseve e bindur se diçka e re do të ndryshohet,
Por një shkreptim përpara syve, nga ekrani adrenalina më pompohet.
Çdo ditë me fjalët bombardim: në… një aksident, në… një grua pa jetë.
Nga ekrani i ngrirë gjithçka shembet, përpara syve renditen vrasjet.

Çdo ditë histori që përsëriten, çfarë ka pësuar memoria në njerëz gjithmonë kundërshtarë?
Çdo ditë e nesërmja vritet me urrejtjet që mbajnë njerëz pushtetarë.
Çdo ditë demonë të lindur nga një nënë, e mbetur burra të vegjël vrastarë.
Si të mos mjaftonte, të dënuar edhe nga natyra me fatkeqësi të paparë.

Çdo ditë pakënaqësi, lotë nënash të hidhura që nuk kanë shpagim,
Dhe nuk harroj shikimin e fëmijëve mes klithmave që s’kanë mbarim.
Që dhe ajrin ua rëndon tymi i rrënojave, që luten për rezistim,
Një botë që laget nga lotët e plagëve që merr dhe vazhdon të ecë me dhunim.

Ditët dhe netët luajnë në nerva si një akord bosh, prekës dhe i gjatë.
Gëzimi i universit është i lodhur, fle, dhe mosdija ime si ta ngjallë atë shpresë jete?
Mund të jem edhe unë një lule e shtypur,
Mos guxo, o shkelës, se unë s’di të nxjerr atë shpatë.

Ti, vdekje, qëndro aty ku je,
Jeta e të gjithëve është plot me ngjyra, një ditë e re i pret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT